Grinagro është një nga kompanitë e para në tregun vendas që ka objekt aktiviteti ushqimin e bagëtive dhe koncentrate të këtij lloji. Që në fillimin e ushtrimit të aktivitetit të saj Grinagro nisi zbatimin e standardeve të larta dhe cilësisë së nivelit të lartë, lidhur me shitjen e koncentrateve dhe ushqimeve të bagëtisë të brendeve të njohura në nivel global.
Funksionimi ynë shumëvjeçar dhe përvoja e fituar na mundësuan të fillojmë prodhimin tonë të koncentrateve jo të plota që përdoren si ushqim bagëtie. Produktet tona të ushqimit të drejtë kanë një qëllim konkret – të mundësojnë rezultate maksimale dhe produkte me cilësi të lartë për fermerët.
Bashkëpunimi ynë i rregullt me konsulentët e të gjithë botës ndihmon vazhdimisht zhvillimin tonë dhe na mundëson të jemi në hap me risitë në nivel ndërkombëtar, që ne i zbatojmë për produktet tona.
SHËRBIM I PLOTË
Elementet që e bëjnë kompaninë tonë të veçantë janë mbështetja e plotë dhe strategjia të cilën ne ua ofrojmë fermerëve. Për suksesin e një ferme nuk janë vendimtare koncentratet, por edhe faktorët e tjerë që ndikojnë në rezultatet. Për këtë arsye Grinagro gjatë përpilimit të planit lidhur me ushqimin e kafshëve të fermës vepron si më poshtë:
- Përgatit analizë mbi gjendjen e femrës
- Bën analiza laboratorike të lëndës së parë që e përdor fermeri konkret
- Përgatit receta sipas analizave të zhvilluara për koncentratet dhe ushqimin e plotë të bagëtisë
- Jep këshilla veterinare preventive
- Jep drejtime ose udhëzime lidhur me menaxhimin e fermës.
PROCES TEKNOLOGJIK I AUTOMATIZUAR
Përgatitja teknologjike e koncentrateve dhe ushqimeve të bagëtive ka karakteristika të veçanta që ndikojnë në cilësinë produktit final. Më poshtë janë dhënë vetëm një pjesë të faktorëve që ndikojnë në cilësinë e ushqimeve dhe koncentrateve:
- Përbërës me cilësi të lartë dhe të zgjedhur me kujdes për koncentratet dhe ushqimet e bagëtive
- Kontroll të kujdesshëm të pajisjeve moderne të kompanisë që përdoren në procesin e prodhimit, që nënkupton një sistem teknologjik të automatizuar
- Pajisje me nivel të lartë saktësie lidhur me vlerësimin dhe përgatitjen e përzierjes homogjene
- Kontrolle të rregullta laboratorike të lëndës së parë dhe produkteve të gatshme.
Me Grinagro fermerët kanë gjithmonë në dispozicion zgjidhjen e drejtë, që do t’u mundësojë rezultate maksimale dhe produkte me cilësi të lartë.
- Përbërës me cilësi të lartë dhe të zgjedhur me kujdes për koncentratet dhe ushqimet e bagëtive;
- Kontrolle të rrepta të prodhimit, teste laboratorike të lëndës së parë dhe produkteve të gatshme;
- Proces teknologjik me sistem prodhimi të automatizuar;
- Shërbim i plotë lidhur me kujdesin për kafshët e fermës;
- Analizë e detajuar e nevojave të fermës.